Bora Zemani u është përgjigjur, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, zërave dhe komenteve për një rikthim me aktorin Donald Veshaj.

Është e pamundur të reagoj çdo ditë, duke thënë kjo po, kjo jo. Aq më tepër që në zhurmën e këtyre kohëve kam zgjedhur mos të flas e në 7 muaj ky është reagimi i dytë që bëj, edhe pser shoh që çfarë nuk shkruhet në emrin tim. Nuk kam folur për asnjë person, asnjë përjetim, asnjë të vërtetë apo gënjeshtër dhe më besoni, këto të fundit janë shumë! Nuk e kam dashur asnjëherë vëmendjen që nuk ka të bëjë me punën time! Më mjafton ajo që kam nga programi im 6 herë në javë në ekranin më të madh në vend”.

Ajo thotë se është përfshirë padashur në një situatë tejet personale dhe sipas moderatores po teprohet dhe po abuzohet nga portale që shkruajnë nën petkun e ‘burimeve të sigurta’.

Kjo është e tepërt dhe po kthehet në bezdi të madhe! Çdo ditë lajme të bazuara në thashetheme, imagjinatë, komente! Akoma kujdesem për çdo postim që bëj vetëm për të mos provokuar lajm dhe prap çdo gjë merr një interpretim tjetër duke u shfrytëzuar nga të gjithë”.

FOTO GALERI
9/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA