Spitali Gjerman në Tiranë – Shërbimet që ofron!

16/04/2022 10:35

A e keni menduar ndonjëherë së çfarë e bën të suksesshëm një Spital? Sigurisht shërbimi, profesionalizmi, dhe aparaturat bashkëkohore.

Ky është në mënyrë të sintetizuar profili i Spitalit Gjerman në Tiranë.

Cila është filozofia e punës në këtë Spital, që i ka dhëne suksesin që gëzon?

Cilat janë konkretisht shërbimet kryesore që ofron ky Spital?

Këto përgjigje na i mundëson emisioni shëndetësor “Hipokrati” në Top Channel.

Spitali Gjerman i siguron pacientëve shqiptarë trajtim të plotë të sëmundjeve kardiake, dhe jo vetëm, që nga diagnostikimi deri tek trajtimi i tyre. Në këtë Spital shërbehet 24 orë, në 7 ditët e javës nga një personel i specializuar sipas patologjive të ndryshme, duke garantuar cilësi dhe shpejtësi maksimale, dy elementë mjaft të rëndësishëm për shpëtuar jetë të pacientëve që drejtohen aty për ndihmë mjeksore.

Vendosja e Balonit Gastrik në Spitalin Gjerman është një ndër ndërhyrjet më të shpeshta në këtë Spital, realizuar nga një staf tepër profesionist.

A e dini se në cilët individë rekomandohet kjo ndërhyrje? A e dini se çfarë ndodh me pacientin pas kësaj ndërhyrje?

Në hollësi me këtë proçedurë do t’ju njohë Hipokrati.

Do të dëgjoni gjithashtu se çfarë thonë mjekët gastrohepatologë për gjithçka që ka të bëjë me këtë proçedurë delikate.

Hipokrati!
Sonte, ora 16.50!
Top Channel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA