Në komunikim me gazetarët, teksa prezantoi platformën e re, kryetari i përkohshëm i PD-së Enkeljd Alibeaj u pyet se çfarë hapash do të ndjekë në lidhje me Sali Berishën.
Alibeaj u shpreh se tashme dihen qëndrimet që ata kanë për njëri tjetrin por ajo çfarë ka rëndësi në këtë moment është bashkimi i demokratëve në mënyrë që të jenë sa më dinjitoz përballë qeverisë. Ai theksoi gjithashtu se duhen ruajtur vlerat e aleancës me partnerët strategjikë.
Berisha nuk ju njeh, cili do jetë hapi i radhës?
Dua të saktësoj për të bashkuar demokratët duhet të shkojmë drejt bashkimit të demokratëve. Bashkimi im me Berishën? E kam bërë të qartë, edhe ai e ka bërë të qartë qëndrimin e tij ndaj meje. Çështja është bashkimi i njerëzve poshtë që edhe nëse ndodh nuk është i mjaftueshëm për të qenë në kushtet për tu përballur në mënyrë dinjotoze me qeverinë, bazuar në vlerat e partisë. Jam unë që i përqafoj vlerat e ruajtjes së aleancës me partnerët strategjikë.
Pse i takuat tek e tek deputetet ditën e djeshme si Basha dhe nuk pati mbledhje që të diskutohej me kolegët?
Ajo mbledhje ishte e gjatë, u diskutuan dhe u thanë propozime, për kronikë po ju sqaroj që secilin nga deputetët e kam ftuar të shprehë mendimin e vet sipas protokollit. Prita dhe pata një propozim të shkruar të detajuar të Gështenjës, dhe jo si Basha por si Alibeaj gjithmonë do bëj këtë gjë, do konsultoj çdo propozim em anëtarët e grupit parlamentar. Të flasësh me deputetët në zyrat e tyre është normale. Meqënëse është një platform për bashkimin, nuk do të bëja akte provokative, e rëndësishme është procesi dhe idetë e sinqeriteti.
Top Channel