700 ushtarë ukrainas dhe mbi një mijë civilë të mbajtur peng nga Rusia

16/04/2022 16:25

Rreth 700 ushtarë ukrainas mbahen robër nga forcat ruse, sipas zëvendëskryeminisrtres ukrainase, Iryna Vereshchuk.

“Sa i përket ushtrisë, ne kemi, në parim, barazi të përafërt: ne kemi më shumë se 700 të burgosur të tyre, dhe ata kanë afërsisht të njëjtin numër”, tha ajo.

Ajo shtoi se trupat e Kremlinit kishin marrë më shumë se 1000 civilë, ku gjysma e tyre ishin gra.

“Fatkeqësisht, ka shumë civilë tanë në robëri. Ata kapën më shumë se 1000 njerëz dhe, për fat të keq, rreth 500 prej tyre janë gra”, shtoi ajo.

“Dhe ne, padyshim, nuk do të shkëmbejmë ushtarë me civilë, kjo është e ndaluar nga Konventa e Gjenevës. Ne nuk do të shkelim të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe për këtë arsye kërkojmë lirimin e civilëve pa asnjë kusht dhe transferimin në palën ukrainase“, shtoi Vereshchuk.

Top Channel