Pasi klienti vdiq, i bllokoi llogarinë/ Kush është përmbaruesi i arrestuar, vëllai i ish-deputetit Alimadhi (Historia në 2017-tën)

15/04/2022 10:55

Përmbaruesi Fatos Alimadhi që u arrrestua për shpërdorim detyre nga policia, është vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi.

54-vjeçari ra në prangat e policisë nga operacioni “Account”, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në firmën ku punonte.

Bashkë me dy të tjerë që janë marrë nën hetim, Alimadhi firmoste shkresa për bllokimin e llogarive, pa njoftuar subjektin.

Një person ka marrë kredi në emër të një subjekti dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë, ndërsa Alimadhi bllokonte llogaritë familjarëve të të ndjerit, pa i lajmëruar ata.

Çfarë ka ndodhur 5 vite më parë

Edhe në vitin 2017, Gjykata e Tiranës e shpalli fajtor për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda Fatos Alimadhin, duke e dënuar me 10 vite burgim. Asokohe, akuzohej se duke shfrytëzuar detyrën e tij si përmbarues privat, ka përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme shuma të konsiderueshme parash, të cilat përllogariten në rreth 4,5 milionë lekë të reja.

Alimadhi pasi ekzekutonte vendimet e gjykatave që i jepnin të drejtën e dëmshpërblimit nga kompanitë siguruese të personave të aksidentuar, vlerën e caktuar nuk e kalonte në llogarinë e klientit, por e mbante për vete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA