![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/martesafk-780x439_hd-1280x720_sd-800x450.jpg)
08/02 14:11
Diva e muzikës shqiptare, Dafina Zeqiri feston sot 33-vjetorin e lindjes.
“Dukesh më e re se kurrë”, është urimi që i ka bërë partneri i saj DJ Geek. Ai ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram dy foto me partneren e zemrës, teksa i shkruan fjalët e ëmbla.
“I uroj ditëlindjen vajzës më të mirë në botë! Ti je gruaja më e mirë, më e kujdesshme dhe mbështetëse që një mashkull mund të kërkojë dhe unë jam shumë me fat që të kam në jetën time. Të dua shumë! Dukesh më e re se kurrë!”- shkruan ai.
Ndërkohë mbetet për tu parë nëse cifti do ta kalojë lidhjen në një fazë tjetër duke kurorëzuar dashurinë me martesë.
Top Channel