“Balluku nuk akuzohet për korrupsion”, Rama i përgjigjet ambasadave të Britanisë dhe Gjermanisë: Deputetët treguan dinjitet, Reforma në Drejtësi s’kthehet mbrapa Policia ka zbuluar makinën që është përdorur në atentatin ndaj Nazmi Bandulës dje në shkodër. Makina është një Benz Mercedez Rexhina ngjyrë gri por me target e vjedhura.
Nga një verifikim rezulton se targa AA 208 ZS në fakt i përket një makine Toyota Yaris në pronësi të një zonje.
Autorët kanë ndryshuar targat për të humbur gjurmët. Ata dje në mëngjes i janë afruar lokalit dhe kanë qëlluar ndaj viktimës i cili po pinte kafen e mëngjesit, në tavolinën në pjesën e jashtme të lokalit. Këto janë pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë ne momentin qe makina ndalon disa sekonda dhe autorët qëllojnë nga dritarja.
Në pamje duket edhe viktima që rrëzohet nga tavolina pas goditjes nga breshëria e kallashnikovit.
Autorët kanë qëlluar 14 herë me kallashnikov por në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja të armës.
Policia ka marrë në pyetje 5 dëshmitarë në vendin e ngjarjes të cilët kanë bërë vetëm përshkrimin e makinës pa arritur të identifikojnë autorët.
Top Channel