Kënga tradicionale suedeze e thirrjes së lopëve merr një ‘jehonë të dytë’ (video)

12/04/2022 19:51

Prej kohëve të mesjetës Suedia e Norvegjia ruajnë traditën e këngës tradicionale së thirrjes së lopëve, që gratë baresha kanë perfeksionuar me tinguj të lartë e të mprehtë.

Thirrja e hollë duhet të dëgjohej nga kafshët që kullosin disa kilometra larg në mënyrë që lopët e dhitë të ktheheshin në fermë në fund të ditës.

Megjithse shumë ferma janë mbyllur prej industrializimit të Suedisë në shekullin e 19-të, disa të mbetura ruajnë teknikën e këngës së kafshëve.

Teknika e njohur si ‘Kulnin’ ka gjetur së fundmi një popullaritet të ri duke u mësuar në shkollat e kurse prestigjoze suedeze të muzikës.

Kështu dhe Jennie Tiderman lëshon thirrjen e saj në pyllin suedez, me tonet e zërit që ngrihen e ulen në mënyrë disi të frikshme, shkruan AFP.

Jehona e saj përsëritet mes drurëve dhe disa momente më vonë mrekullisht tre lopë laramane dalin nga mesi i pemëve.

Zilet rreth qafës së tyre tringëllojnë teksa ecin drejt plevicës së tyre, ndërsa fermerja është e kënaqur që kënga i kurseu një shëtitje në pyll shpeshherë të lodhshme.

Efektet e veçanta hipnotike të këngës ‘kulnin’ janë shfaqur në disa filma dhe Suedia e ka propozuar traditën si trashëgimi botërore të UNESCO.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA