“Po mundohem ta rifitoj”/ Donaldi reagon për herë të parë: Borën e humba në BBV, kam kërkuar falje jam penduar

11/04/2022 16:34

Aktori i humorit Donald Veshaj, i shumëpërfolur së fundmi në eksperiencën e tij në Big Brother Vip, ka pranuar ditën e sotme se prezantuesen Bora Zemani, e humbi në momentin që u fut në Big Brother.

Për herë të parë ai ka bërë një status në ‘Instastory’, ditën e sotme rreth kësaj çështjeje, ku ka shpjeguar se po bën maksimumin për të rifituar Borën dhe se është penduar në lidhje me ngjarjet që ndodhën brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ne statusin e tij ai ka treguar se i ka mbyllur portat aty ku nuk duhej ti kishte hapur më parë dhe se ka kërkuar falje aty ku duhet.

Deklarata e Donaldit:

‘Unë nuk ju njoh shumë ju por mund të them me bindje që ju më keni njohur disi mua. Në muajt e kaluar përpara syve tuaj kam ndarë një pjesë të vetes time, kam gëzuar, kam qarë, kam vuajtur, kam fituar diku e kam gabuar diku.

Nuk kam folur që nga mbarimi i Big Brother sepse unë besoj se çdo gjë që kisha për të treguar e thashë aty me të mirat e të këqijat e mia dhe jam i lumtur për eksperiencën por jam i penduar për humbjen time aty. Një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Big Brother ishte fun dhe unë mendoj që i mora por edhe dhashë maksimumin tim.

E ndërkohë që kamerat janë fikur, uroj të kuptoni e te respektoni tanimë që kjo është jeta ime reale e si e tillë dua ta trajnoj. Kam kërkuar falje aty ku duhte dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet ti kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që bora të shkrihet.

Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjatë kësaj kohe të kem mundësi t’jua kthej.’

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA