![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/IMG_6166.jpeg)
06/02 06:59
Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka patur një telefonatë ditën e sotme me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku diskutuan mundësinë e sanksioneve shtesë anti-ruse, si dhe mbështetjes dhe mbrojtjes financiare të Ukrainës.
Zelensky e shpërndau në rrjete sociale njoftimin ku tha se diskutimi i tyre theksoi se të gjithë autorët e krimeve të luftës duhet të identifikohen dhe dënohen.
Zyra e Zelenskyt njoftoi nga nga tjetër në një deklaratë se presidenti kishte mbajtur një telefonatë konferencë me zyrtarët ukrainas gjatë së cilës ishin zhvilluar propozimet e Kievit për një paketë të gjashtë të sanksioneve të Bashkimit Evropian.
Top Channel