Udha e kryqit/ Itinerari me 14 ndalesa në malin e Taraboshit
10/04/2022 12:18
Përmes 14 ndalesave, Besimtarët katolik të Shkodrës kanë kremtuar “Udhën e Kryqit” në Malin e Taraboshit, duke përkujtuar vuajtjet dhe mundimet e Jezu Krishtit që nga momenti i dënimit e deri tek kryqëzimi.
Ky ritual ka një domethënie të veçantë për çdo besimtar të cilët ketë vit përveç lutjeve për familjet e tyre, u luten edhe për popullin e Ukrainës.
Udha e Kryqit i paraprin javës se bardhë të Pashkëve Katolike. Nga e hëna në të Shtunë, është java e madhe ndërsa të dielën besimtarët katolike do të festojnë Pashkët
Top Channel