“Unë kurrë nuk kam dashur të martohem”, bashkëshortja e Will Smith habit me deklaratën e saj

09/04/2022 17:33

Jada Pinkett Smith ka qenë kryefjala e mediave së bashku me bashkëshortin e saj Will Smith, për shkak të shuplakës së famshme në mbrëmjen e “Oscars”.

Ajo ka pranuar se ka qarë përpara se të kurorëzonte dashurinë me martesë me aktorin në natën e ndërrimit të viteve në 1997.

Në një nga seritë e saj të Red Table Talk” në Facebook, 50-vjeçarja ka habitur me deklaratat e saj.

Unë isha nën një presion të madh, e dini, duke qenë një aktore e re dhe isha shtatzënë nuk dija çfarë të bëja. Unë kurrë nuk kam dashur të martohem”, tha Pinkett Smith.

Ka qenë nëna e saj ajo e cila e ka detyruar të martohet pasi mbeti shtatzënë me djalin e tyre të parë.

Jada dhe Will u martuan në Kështjellën Cloisters të stilit gotik në një periferi të qytetit të saj të lindjes, Baltimore të Maryland.

“Dasma ishte e tmerrshme. Ishte një rrëmujë”, tha nëna e aktores.

Duke qeshur, Pinkett tha se “isha aq e mërzitur sa më duhet të bëja një martesë”.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA