“Nuk të shoh dot me sy”/ Plas keq në Për’puthen, Alesja-Astritit: Duhet të të pështyja në fytyrë

09/04/2022 21:29

Alesja dhe Astriti duket se ishin në rrugën e duhur dhe të dy u bënë bashkë për t’i treguar Rrushes që kanë pëlqim për njëri-tjetrin, por gjithçka ka marrë fund. Astriti i është kthyer pëlqimit të tij të parë, Rrushes por miqësia mes dy shoqeve është krisur.

Në përballjen në Për’puthen Prime, Astriti i tha Alesjas se “pështyma” ishte gjesti më i shëmtuar që i ka bërë, ndërsa ajo tha se mund ta kontrollonte por është gjëja më e paktë që mund të bënte kundrejt tij pasi ndihet e përdorur.

Astriti: Ti vërtet ishe pëlqimi im, unë për asnjë moment nuk të kam përdorur, unë të kam mbrojtur kur të gjithë të janë hedhur kundër. Kur ti thuash dikujt mashtrues ose të ndihesh e përdorur, duhet të kesh shumë fakte. Dhe pjesa e pështymës, e di kush pështyhet?

Alesja: Kush?

Astriti: Njerëzit më të ulët pështyhen.

Alesja: Dhe çfarë të duket vetja ty? Familja ime është ndjerë shumë keq. Po familja jote si është ndjerë?

Astriti: Ti the që përdore Alesjan për të bërë xheloze Rrushen. Ajo është gjëja më e paktë që mund të bëja, mund ta kontrolloja, por e meritoje për ta bërë në fytyrë.

Alesja: Po sikur të ta bëj unë ty?

Astriti: Nuk ke arsye. Si do ndiheshe  ti të përdorja unë?

Alesja: Më ke përdorur.

Astriti: Nuk kam unë arsye të bëj xheloze shoqen time.

Alesja: Sa inat më vjen që të kam përballë. Nuk të shoh dot me sy. Ke bërë gjestin më të ulët.

Astriti: Do të çohesh se nuk ke argument. Çohu djalë i dashur.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel