Top Channel e nisi traditën e këngës së fundvitit në dhjetor të vitit 2001.

Tashmë është kthyer në një nga simbolet e Top Channel çdo vit.

Ledion Liço, Ergys Lubonja, Redi Treni dhe Rezart Garushi kanë rrëfyer disa prej prapaskenave të xhirimeve të këngëve që publiku mezi i pret çdo fundvit.

 “Kënga vendosej 15 ditë përpara, në dy raste ishte remake e Michael Jackson, edhe ‘Tren për Përzëren’ kishte kohën e vet”, tha Ledioni.

“U rritëm dhe në numër, e nisëm në një korridor, më pas dolëm në shesh se s’na zinte më vendi, nuk kishte studio që të na mbante”, shtoi ai.

“Kënga që më ka pëlqyer më shumë është Asaman O Trëndafil i Çelës. Kur kam shkuar kam hedhur audion time më tha që improvizo diçka , si këngë ishte shumë e bukur, i gjithë stafi u vu me formën e logos”, tha Ledioni.

“E kemi vizatu me spraj”, u shpreh Ergys Lubonja.

Në episodin e parafundit të “Ëndërrtjerrësit” në qendër ishin promot, siglat televizive, këngët e fundvitit dhe festivalet që modernizuan muzikën shqiptare.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA