Fiks Fare/ Nxënësi me autizëm, prindi ankohet për mësuesen mbështetëse, drejtoresha e shkollës dhe psikologia mospërfillëse

08/04/2022 20:48

Fatjona Kaja prindi i një fëmije me elementë të autizmit ka kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare” pasi është e pakënaqur me mënyrën e mësimdhënies së mësueses mbështetëse të djalit të saj.

Fatjona thotë se djalin e trajton me terapi prej shumë vitesh, që prej kohës kur konstatoi se djali i saj kishte simptoma të autizmit.

Ajo thotë se djali shkon në klasë të shtatë, por mësuesja mbështetëse nuk i mëson asgjë të re fëmijës së saj, ndryshe nga ato që mëson në terapi dhe aq sa vetë Fatjona merret me zhvillimin e të birit privatisht në shtëpi.

Fatjona thotë është ankuar në drejtorinë e shkollës, por i kanë kërkuar që të bashkëpunojë me mësuesen përkatëse për mësimdhënien e djalit.

Denoncuesja thotë se pak ditë më parë psikologia e shkollës i ka kërkuar të drejtohet në institucion me një ankesë me shkrim, por kjo e fundit në bisedën telefonike që u bë mes gazetarëve dhe prindit u shpreh se atë ankesë e ka mbajtur vetëm për vete në zyrën e saj si dhe i kërkon denoncueses që të bëjë durim deri në qershor për zëvendësimin e mësueses.

Në një bisedë me kamera të fshehtë drejtoresha e shkollës i kërkon prindit të bashkëpunojë me mësuesen, t’i japin mësueses edhe një mundësi dhe t’i mësojnë se çfarë kërkohet.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel