Edhe çmimet e pemëve e perimeve kanë shënuar rritje në Kosovë.

Kilogrami i specave nëpër dyqane prej qytetarëve u raportua të ketë shkuar deri në 8 euro. Sipas qytetarëve edhe në tregun e kryeqytetit 5 euro kushton një kilogram speca.

Në tregun e Prishtinës, çmimet fillojnë nga 3 euro e gjysmë për këtë artikull deri në 4 euro. Qytetarët thonë se krahas çmimeve të artikujve tjerë që shënuan rritje edhe kjo është e papërballueshme për ta.

Tregtarët thonë që vetëm çmimi për specat është rritur nga dy euro, dy euro e gjysmë sa ka qenë më herët, për shkak që kushton më shtrenjtë importi nga Turqia.

Në treg një euro po shitet kilogrami i trangujve, një euro spinaqi e një euro e 30 centë lakra. Ndërkohë që ka pasur luhatje edhe të çmimit i miellit për tetë centë e po ashtu edhe për ajkën.

 

Top Channel