OKB do të votojë për pak minuta për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut

07/04/2022 16:44

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë të enjten nëse do të pezullojë Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

OKB-ja ka bërë me dije se Asambleja e Përgjithshme mund të pezullojë të drejtat e anëtarësimit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të një anëtari të Këshillit që angazhohet në shkelje sistematike të të drejtave të njeriut.

Këshilli ka shqetësim të madh në lidhje me raportet e shkeljeve të rënda dhe sistematike të abuzimeve të të drejtave të njeriut dhe shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare të kryera nga Federata Ruse gjatë agresionit të saj kundër Ukrainës, shton projekt-rezoluta.

Asambleja e Përgjithshme do të duhet të votojë në favor me dy të tretat e shumicës për të hequr Rusinë nga HRC.

Nëse votimi kalon, ajo do të vendosë të pezullojë të drejtat e anëtarësimit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Federatës Ruse.

Një numër vendesh pritet të flasin në OKB përpara votimit, duke përfshirë përfaqësues nga Rusia dhe Ukraina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA