Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave në aksin rrugor Cërrik-Mollas, në fshatin Klos ndodhi rreth orës 09:30.
Makina tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasen H. M., ku kjo e fundit është plagosur bashkë me pasagjeren.
Të plagosurat ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 09:30, në aksin rrugor Cërrik-Mollas, në fshatin Klos, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me mjetin tip “Renault” me drejtues shtetasen H. M. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit tip “Renault”, shtetasja H. M., si dhe pasagjerja, shtetasja L. M., të cilat janë dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën”, sipas policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel