Hailey Bieber duket se është lodhur nga komentet e fansave që thonë se është shtatzënë.

Modelja sqaroi në rrjetin social “Instagram” se nuk është në pritje të një fëmije

Unë nuk jam shtatzënë më lini të qetë”, komentoi Hailey në një postim në Instagram në të cilin shkruhej: Fansat janë të bindur që Hailey Bieber është shtatzënë pasi ajo u pa në tapetin e kuq të Grammy Awards me bashkëshortin e saj, e veshur në një fustan të gjerë.

Përveç spekulimeve se fustani i gjerë Saint Laurent i Haileyt u zgjodh për të fshehur një shtatzëni të mundshme, dyshimet e fansave u shtuan më tej nga një postim i Haileyt ku shkruan se është krenare për Justin Bieber dhe albumin e tij, ndërsa shton se “ky ka qenë një vit i pabesueshëm dhe ka shumë për të festuar”.

25-vjeçarja dhe Justin Bieber u martuan ligjërisht në vitin 2018 dhe organizuan një ceremoni martesore me të afërmit e tyre një vit më pas.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel