Dritan Bardhi ka 30 vjet që merret me blegtori. Në stanin e ne fshatin Menik pranë Tiranës, 44-vjeçari mbarështron 180 dhi dhe keca.

Ai thotë se të merresh me bagëti kërkon mund, punët në fermë nisin në orën 6 të mëngjesit dhe përfundojnë atëherë kur perëndon dielli. Por si të mos mjaftojnë këto, rritja këtë vit e kostove të ushqimit, ka sjellë që ai të mos rrisë numrin e të imtave në stallat e tij.

Kërkesat për mishin dhe qumështin e dhisë vendase janë të mëdha, por tregtarët kërkojnë që një litër qumësht ta blejnë tek blegtori më lirë se sa një litër ujë tek supermarketi.

” Misri ka shkuar afërsisht 60 mijë lekë kuintali, himet 35 mijë lekë. Sivjet e ka mund shpenzimi”, tha ai.
Përse sa kanë kushtuar një vit më parë?
Misri kushton 30 mijë lekë ndërsa himet 25.
Ndërkohë sapo e shet litrin e qumështin?

Një litër qumësht e shes me 500 lekë të vjetra, por do ta rris sepse nuk po i dal dot. Tani do vendos ta shes 600 lekë litrin.
Deri vjet, ushqimin për gjënë e gjallë Dritani e mbillte në tokat e tij, por rritja e çmimeve të plehrave kimike dhe të farave e detyruan atë që tokat t’i lër djerrë.

” Ka shkuar 1 kuital ure 120 mijë lekë. Imagjino të mbjellësh hasall ose misër të paktën do 600 mijë lekë vetëm ta mbjellësh, pa përfshirë këtu frezimin dhe punimin. Për këtë arsye ushqimin do ta blej dhe do tu jap më pak. Nuk kam se çfarë të bëj nuk i dal ndryshe.”
Nga ministria e bujqësisë Dritani përfiton 12 mijë lekë të vjetra për një kokë dhi. Për gjithë tufën ai merr me pak se 2000 euro. Një shumë parash tepër e vogël, përballë nevojave të mëdha që ka ferma. Dhe Mungesa e subvencioneve nuk është ndjerë vetëm në stanin e Dritanit.
“Jam unë dhe një tjetër që ka mbi 200 kokë dhi. Nuk të tjera i kanë hequr mbajnë vetëm nga dy dhe tre dhi. ”

Shifrat e INSAT konfirmojnë faktin shqetësues se në vend numri i gjësë së gjallë është në rënie. Në vitin 2020 në Shqipëri kishte gati 95 mije dhi më pak se një vit me herët.

Subvencionet e pamjaftueshme bëjnë që çobanët të heqin dorë nga stanet, ndërsa fabrikat e qumështit i detyrojnë të kthejnë sytë nga qumështi i fermerëve serb. Dritani nuk e fsheh për ketë, zemërimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA