Moderatorja Bora Zemani postoi një foto në rrjetin social “Instagram” se këtë mbrëmje do të publikojë një këngë…

Prodhimi muzikor do të quhet “Nuk jam si ti”, shkruan Bora: “Surpriza për ju! Mezi pres ta ndaj me ju këngën time”.

Shumë shpejt një postim të ngjashëm bëri dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj. Ajo shkruan se kënga do të publikohet këtë mbrëmje në orën 20:00 dhe titullohet “As unë si ti”.

Të dyja postimet bëhen në 1 prill, por përtej shakasë, duken si ironi që artistet bëjnë ndaj njëra-tjetrës.

 

FOTO GALERI
3/16

Top Channel