Të mbjellat e këtij sezoni në Myzeqe nuk po marrin shërbimin e duhur të plehërimit.
Sipas fermerëve, çmimet e inputeve bujqësore janë të papërballueshme.
Ismet Prodani nga Dushku i Leshnjes tregon se nga dy sasi plehu qe duhet t’i kishte hedhur deri tani tokës e ka plehëruar vetëm një herë, pasi çmimi i dap-it ka shkuar në 13 mijë lekë.
Edhe Besnik Xharaj nga Ferrasi i Divjakës thotë se nuk ka përdorur pleh këtë vit.
Besnik Xharraj: Jam i pafuqishëm dhe nëse do te jete e njëjta situate dhe vitin tjetër nuk do te mbjell asnjë sipërfaqe.
Jo vetëm toka, por dhe serat nuk po plehërohen më.
Fermerët e Myzeqesë thonë se nga hambari i dikurshëm i Shqipërisë këtë vit pritet prodhimi më i dobët si ne drithëra ashtu dhe ne produkte te tjera bujqësore. Vitin tjetër si rrjedhojë do ketë më shumë toka djerre.
Top Channel