Berisha ngatërrohet: Anëtarësia i dha Bravës, më falni Lul Bashës, shkarkimin që meritoi

31/03/2022 10:23

Teksa fliste në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Sali Berisha u ngatërrua dhe iu referua sërish Bashës si “brava” ndërsa më pas e korrigjoi duke thënë Lulzim Basha.

Berisha: Kombinacionet Basha-Rama marrin fund se janë antiligjore. Ajo kohë merr fund. Ai kombinim ka marrë fund. Unë zgjodha anëtarësinë e partisë se po të kishte bazë do shkoja tek gjykata. I dhanë Bravës, më falni Lul Bashës, shkarkimin që meritoi. Sot nuk është këtu, Lul Basha dha dorëheqjen. Forumet janë të Kuvendit, janë Këshilli Kombëtar, i cili nuk ekziston tani se do të mblidhet kuvendi, do të zgjidhet Këshilli Kombëtar.

Para disa ditësh, Sali Berisha është shprehur se Lulzim Basha dha dorëheqjen dhe nuk ka pse t’i thotë më deputeti “Brava”, por do ta thërrasë deputeti Basha.

“Zoti Basha dha dorëheqjen. Mori përsipër të gjithë pasojat e kursit që zgjodhi. Në fakt dorëheqja e tij nuk lidhet vetëm me 9 Shtatorin, por ajo ka si background serialin e humbjeve të njëpasnjëshme. Nuk kam pse t’i them më deputeti “Brava”. Do t’i them deputeti Basha, prandaj…” – tha Berisha.

Top Channel