Top Talk/ I etiketojnë si protestues profesionistë, reagojnë aktivistët Migen Qeraxhi e Redon Meksi

30/03/2022 19:11

Aktivistët Migen Qeraxhi dhe Redon Meksi vendosën të reagojnë sot në “Top Talk” pasi janë etiketuar si ‘protestues profesionistë’.

Aktivistët kanë qenë një ndër mbështetësit e protestave të vazhdueshme që qytetarët kanë bërë ndër vite.

Ata kanë vendosur të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të të tjerëve duke protestuar, pasi këtë gjë e kanë parë si një zgjidhje.

Fakti që ata shihen pothuajse në çdo protestë nuk tregon një qasje politike por ndërgjegjësim, u shprehën aktivistët.

Të dy ata reaguan sipas mendimeve personale deri diku në një pikë të përbashkët siç është ndërgjegjësimi i qytetarëve.

Redon Meksi shpjegoi se arsyeja që shihen fytyrat e njëjta në protesta është ndërgjegjësimi që ata kanë në lidhje me protestat për të mbrojtur të drejtat.

Është punë ndërgjegjësimi kjo, proteston ai që është ndërgjegjësuar që duhet protestuar prandaj mbase mund të jenë të njëjtat fytyra. Ne kemi dalë për të mbrojtur të drejtat tona pastaj të të tjerëve’, u shpreh Meksi.

Reagimi erdhi edhe nga aktivisti Migen Qeraxhi i cili është një mbështetës i protestave, pasi i sheh si thelbësore në demokraci duke theksuar se qytetarët janë ndërgjegjësuar.

Kam qenë i fokusuar tek protesta dhe qytetarët janë ndërgjegjësuar që duhet protestuar dhe unë mendoj që hajrin e vetëm për t’ia parë demokracisë është protesta”, u shpreh Qeraxhi.

Ata nuk mohuan faktin që qytetarët që dalin në protestë kanë bërë politikë, pasi çdo protestë është politike.

Ajo që vlen për tu përmendur është fakti që pavarësisht bindjeve politike ata kanë qëllime të njëjta për kërkimin e të drejtave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA