Evakuimet e civilëve nga Mariupoli dështuan këtë të mërkurë, teksa bombardimet ruse u ndjenë gjatë gjithë ditës.

Trupat ruse kanë sulmuar nëntë vendbanime në qytetin port, duke dëmtuar të paktën tetë ndërtesa civile, që përfshinin shtëpi dhe dyqane, siç raporton policia ukrainase.

Rusët qëlluan me “tankë, artileri dhe armë të tjera më të lehta”, duke lënë disa të plagosur.

Mijëra njerëz kanë arritur të largohen nga Mariupoli ditët e fundit, pas javësh të bombardimeve të rënda ruse.

Guvernatori i rajonit të Donetskut Kyrylenko thotë se autokolonat civile nuk u lejuan të largoheshin sot nga qyteti. Trupat ruse po përdorin raketa me fofsor, shtoi ai.

Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj po “rigrupohen” pranë kryeqytetit të Ukrainës Kiev dhe qytetit verior të Chernohiv, në mënyrë që të përfundojnë “çlirimin” e rajonit të Donbasit, siç e cilësojnë ata.

Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se njeh si shtete të pavarura rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, dhe urdhëroi vendosjen e forcave ruse në këto territore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA