8 paqeruajtës të vrarë nga rrëzimi i helikopterit të OKB në R.D. Kongo (fotot)

30/03/2022 19:11

Tetë trupa paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara kanë humbur sot jetën kur helikopteri i tyre ushtarak Puma u rrëzua në zonë e trazuar lindore të Republikës Demokratike të Kongos.

Trupat paqeruajtëse ishin gjashtë pakistanezë një rus dhe një serb, njoftuan zyrtarët.

“Duke kryer misionin e tyre të vëzhgimit në Congo, helikopteri 1 Puma u rrëzua. Shkaku i aksidentit është ende për t’u verifikuar,” thuhej në një deklaratë të ushtrisë së Pakistanit, duke shtuar se gjashtë ushtarë të saj ishin mes të vrarëve.

Një zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB konfirmoi aksidentin e rëndë dhe kombësitë e viktimave.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, shprehu “tronditjen e dhimbjen e tij” në një deklaratë, duke i bërë homazh përpjekjeve për paqe globale nga trupat e armatosura të vendit.

Autoritetet kongoleze në veri të Kivu thonin ndërkohë se grupi rebel M23 “kishte rrëzuar” një mjet ajror, por lajmi nuk konfirmohej nga burime të tjera.

Helikopteri i tragjedisë ishte në mision zbulimi në zonën Rutshuru ku ka pasur përplasje të forcave kongoleze me rebelët M23.

Konflikti ka shkaktuar tension mes vendit dhe fqinjit të saj Ruanda të cilën Kongo akuzon se mbështet rebelët.

Pretendimet mohohen nga fqinji.

Ambasadori Vincent Karega tha në një koment se Ruanda nuk mbështet rebelët  M23 “as politikisht as ushtarakisht”.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA