“U helmua me çokollatë”, Financial Times: Abramovich humbi për 2 orë shikimin! Kuleba-Mos hani asgjë!

29/03/2022 13:14

Roman Abramovich u helmua me çokollatë, sulmi ishte paralajmërim për të që të mos tradhëtonte Kremlinin, shkruajnë mediat britanike duke cituar Christo Grozev, hetuesin kryesor i Rusisë për gazetën investigative Bellingcat, i cili tha se oligarku nuk supozohej të vdiste nga helmimi që thuhet se preku dhe dy negociatorë ukrainas.

“Doza nuk ishte aq e lartë sa për të vrarë asnjërin nga të tre, objektivi më i mundshëm do të ishte Abramovich. Dhe ka kuptim.Dua të them, ai doli vullnetar për të luajtur rolin e ndërmjetësit të ndershëm, ndërsa pasanikë të tjerë thjesht shpallën një lloj pavarësie nga pozicioni i Kremlinit dhe kritikuan luftën”, tha Grozev për Times Radio.

Sipas tij, e gjithë kjo mund të ketë qenë një shenjë paralajmëruese. Financial Times sakaq pretendon se një burim i afërt me Volodymyr Zelensky i pohoi se “njerëzit ishin verbuar plotësisht për disa orë të nesërmen. Ne nuk e kemi identifikuar substancën. Nuk ka asnjë ide se kush ishte pas sulmit, por duket se Roman ishte objektivi kryesor”, është shprehur ai.

Një tjetër sakaq thotë se substanca e përdorur me siguri nuk ka qenë Novichok, dhe shtoi se ata nuk mund të kuptonin se kush e bëri këtë gjë- ukrainasit apo rusët”. Vetë zyrtarët ukrainas i hodhën poshtë këto njoftime.

I pyetur rreth dyshimeve për helmin, kryenegociatori ukrainas Mykhailo Podolyak tha se ka shumë spekulime e teori të ndryshme konspirative. Rustem Umerov, një tjetër anëtar i ekipit negociator, u bëri thirrje njerëzve që të mos i besojnë informacioneve të paverifikuara siç tha ai. Situata duket mjaft konfuze dhe plot të dhëna kontradiktore, pasi sipas disa mediave të huaja, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i ka paralajmëruar të gjithë përfaqësuesit e vendit të tij të mos konsumojnë asgjë çfarë u ofrohet në tryezë gjatë bisedimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA