Pentagoni: Forcat ruse po ripozicionohen, nuk është tërheqje e vërtetë nga Ukraina

29/03/2022 22:21

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha të martën se Rusia vazhdon të përbëjë një kërcënim për Kievin, pavarësisht një zhvendosjeje të forcave në rrethinat e kryeqytetit dhe në qytetin e Cherhiv.

Kirby thotë se Rusia ka të ngjarë të ketë ndryshuar fokusin e saj si rezultat i dështimit për të marrë me shpejtësi kryeqytetin:

“Ne besojmë se ky është një ripozicionim, jo një tërheqje e vërtetë e trupave ruse dhe se të gjithë duhet të jemi gati për një ofensivë më të madhe kundër zonave të tjera të Ukrainës. Ne dhe askush tjetër nuk duhet ta mashtrojë veten me pretendimin e fundit të Kremlinit se ai papritmas thjesht do të reduktojë sulmet pranë Kievit. Rusia po shkakton ende brutalitet masiv në vend“.

Sipas tij, forcat e ripozicionimit po lëvizin “më shumë drejt veriut”, por se është “shumë herët për të thënë” se cili do të jetë destinacioni i tyre përfundimtar.

I të njëjti mendim ishte presidenti Joe Biden i cili tha se nuk shikon një depërshkallëzim të rusëve në terren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA