Shuplaka e Will Smith drejt Chris Rock  gjatë ceremonisë së çmimeve “Oscars” është kryefjala e mediave prej orësh tashmë.

Akademiku Artan Fuga në një lidhje live në emisionin “Zona Zero” në Top News analizoi në disa këndvështrime veprimin e komentuar në çdo cep të globit.

Aktorët janë gjithë kohën në një vijë të hollë mes realitetit dhe aktrimit duke mos bërë një ndarje emocionale.

Ai moment gjithashtu mund të jetë një mënyrë e mirë për të tërhequr vëmendjen duke thënë përmes veprimit “Ej jam këtu”, sipas Fugës.

“Ka një lloj maçizmi, rol, e bën më të vështirë se cila është jeta reale dhe ajo aktoriale. Njihet si një virtyt i njerëzve të cilët aktrojnë para publikut që ata në një moment të caktuar nuk e dallojnë nëse po luajnë rolin e aktorit apo po jetojnë realisht. Këto të dyja janë bashkë dhe duhen kuptuar bashkë. Smith ka një moment kur ai kërkon të vejë në vend, të ekuilibrojë një lloj shakaje që shkon drejt fyerjes, i barazvvlefshëm që të vendosë një lloj nderi. Ajo nuk ishte e dhimbshme, ishte më shumë që t’i më prek privatësinë tënde familjare, unë të prek privatësinë tënde trupore. Është e vështirë që batuta të bëhet në çast, prandaj ajo është e menduar para. Kishte një pabarazi, se aktori ishte në skenë, kurse Smith në kolltuk. Mund të ishte edhe një fanepsje e shansit që iu dha për të bërë një eveniment marketingu për veten e vet duke thënë që ja ku jam. Ata janë aty midis realitetit dhe aktrimit. Është një lloj vënie në skenë edhe spontane, ku në kushte të tensioneve drejtësia nuk vihet nga shteti, por një ekuilibër forcash prej xhentëlmenësh”, tha Fuga.

Në lidhje me pyetjen se si do të vepronte nëse do të ishte në të njëjtën situatë me aktorin, Fuga u shpreh se do të vepronte në të njëtën mënyrë.

“Po të isha në atë çast, në atë rast, do të bëja të njëjtën gjë”, tha Fuga.

 

 

 

 

FOTO GALERI
2/9

Top Channel