Fjolla Morina dhe Fisnik Syla nuk janë më bashkë dhe këtë fakt e konfirmoi dhe vetë biznesmeni sot në “Ftesë në 5”.

Gazetarja e pyeti Sylën nëse statuset e tij në rrjetin social si një shkrim “veç sa ora jem, kosjton karriera e dikujt”, lidhen me këngëtaren, ai nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por shoi kuriozitetin e fansave se sa ka paguar për orën që mban në dorë: “mbi 170 mijë euro”.

Më tej, biznesmeni tregon se marrëdhënia me Fjolla Morinën është mbyllur. “E kemi parë që nuk funskion më lidhja jonë. Ka mbaruar gjithçka”, thotë ai.

Çifti u kurorëzua në martesë në muajin mars të vitit të kaluar. Edhe pse ishte në kërkim nga policia shqiptare, Fjolla Morina i tha “Po” Fisnik Sylës në një ceremoni luksoze në Maldive.

Ata kanë qenë në qendër të lajmeve rozë, për jetën luksoze por dhe skandalet e këngëtares, që u dënua për trafik të lëndëve narkotike.

Ajo u kap në shtator të vitit të kaluar me armë në çantë në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ai tha atëherë se arma ishte e një miku që kishte ndërruar jetë dhe e mbante për vetëmbrojtje, pasi ishte nënë e vetme e dy vajzave. Fjolla theksoi se nuk e dinte që armën e kishte marrë me vete, pasi kishte harruar që e kishte vendosur në çantë, ndërsa më vonë, vazhdoi udhëtimet në Dubai dhe destinacione të tjera ekzotike.

FOTO GALERI
5/34

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA