Aliaj në Open: Ngritja dhe ulja e çmimit të karburanteve ka ardhur si pasojë e bursës

28/03/2022 22:24

Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj  tha në emisionin “Open” në Top Channel se ngritja dhe ulja e çmimit të karburanteve ka ardhur si pasojë e bursës.

Ai shprehet se çmimin nuk e ngritën e as e ulën protestat, duke theksuar se vendoset nga tregu.

“Qeveria ka faj që vendos për çmimin, Bordi duhet të bëjë transparent çmimin. Çmimin s’e ngritën e as e ulën protestat. Siç është ngrit nga tregu, ashtu është ngritur dhe këtu. Nuk e ka ul bordin çmimin, nuk ka si e bën. Për 3 javë, ky treg ka shitur me humbje. Sepse nuk mund të linim tregun bosh. Nafta ka rënë 900 dollarë e sot që flasim, është 1240 dollarë toni. Ngritja dhe ulja ka ardhur si pasojë e bursës. Nuk është bërë as nga protestat e as nga qeveria”,  tha Aliaj.

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish rritjen e çmimit të naftës, duke e çuar në 245 lekë për litër, nga 233 që ishte këtë javë.

Çmimi i naftës do të rritet në 245 lekë për litër me vendimin e bordit, që pritet të behet nesër publik, pra gati 12 lekë më shumë.

Ndërkohë çmimi i benzinës mbetet po njësoj, pra në 218 lekë. Edhe çmimi i gazi ka mbetur i pandryshuar, në 93 lekë.

Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve, vendimi vlen deri ditën e martë, në mbledhjen e radhës së bordit. Bëhet me dije se ka ndryshuar metodologjia e llogaritjes se çmimit, nga formula fillestare qe bordi ka ndjekur ne caktimin e çmimeve te karburanteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA