Tragjedia në Elbasan! Infermierja 28-vjeçare vetëvritet duke u hedhur nga pallati, çfarë shkruante në rrjetet sociale

04/02/2025 12:00

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në Elbasan.

Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se një e re ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Mësohet se 28-vjeçarja Klajda Shuli ishte nënë e një fëmije 2 vjeç. Ajo ishte infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.

E ndjera banonte me qira në katin e dytë në lagjen Visarion Xhuvani, dhe është ngjitur në katin e pestë, ku pasi ka lënë xhupin dhe telefonin, është hedhur nga lartësia.

Në llogarinë e saj në “Facebook”, përpos fotove, 28-vjeçarja shkruante dhe për lumturinë duke e cilësuar atë një vendim. Megjithatë dyshohet se e reja mori vendimin fatal për shkak të kushteve të rënduara psikologjike.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen “Visarjon Xhuvani”, shtetasja K. Z., rreth 28 vjeçe, dyshohet se si pasojë e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA