Një incident ka ndodhur në koncertin e Melinda Ademit. Teksa po performonte, një fans duket se e ka tërhequr me forcë këngëtaren.

Si gjithmonë, artistët i afrohen fansave për t’i dhënë duart ndërsa e papritura ishte se pavarësisht rezistencës, këngëtaren e tërhiqnin me forcë.

Në atë moment, këngëtarja mbeti e shokuar dhe ndërhynë menjëherë rojet e sigurisë që po qëndronin në skenë.

Melinda u përpoq të ruante qetësinë dhe të vijonte koncertin, por dukej që ishte e tronditur.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel