![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/vlcsnap-2024-06-21-21h30m24s985_sd-800x450.jpg)
21/06 21:44
Të dielën, yjet me famë botërore kanë kaluar në tapetin e kuq me veshjet që kishin zgjedhur për mbrëmjen “Oscars”.
Disa nga këto veshje u cilësuan si më të bukurat, por pati edhe nga ato që u konsideruan si më të këqijat.
Kishte yje që kishin zgjedhur fustane shumë ekstravagante, që për pak sa nuk u zbulonin pjesët intime dhe duket se nuk janë pëlqyer aspak.
Disa veshje u cilësuan si dështime katastrofike, ku në listë janë fustanet e Kristen Steëart, Maggie Gyllenhaal dhe Chloe e Halle Bailey.
Billie Eilish kryesoi listën e yjeve të veshur më keq në eventin e rëndësishëm. Këngëtarja e famshme u shfaq me një fustan të zi voluminoz, i cili e nxirrte atë plotësisht të zbehtë.
Top Channel