Erioni kishte përgatitur një lojë të hidhur për Mikelën në takimin e radhës që zhvilluan në shtëpinë e Erionit.

Erioni kishte gatuar për Mikelën, por teksa u ulën të konsumojnë ushqim, dikush e telefononte pa pushim në celular.

E gjitha ishte një lojë, por që e acaroi së tepërmi konkurrenten. Ajo e pyeti se kush ishte dhe ai iu përgjigj se “është një shoqe që kam në Kosovë”, ndërsa emrin ia kishte regjistruar me zemra në celular. Mikela tentoi të largohej, ndërsa konkurrenti i tha se nëse ikën, “çdo gjë mbaron”.

Më pas, produksioni zbuloi se numri që po e telefononte Erionin ishte i stafit dhe gjithçka ishte një lojë. Në studio, Erioni tha se Mikela përveç tonit të lartë të zërit, kishte qëlluar çantën drejt tij nga nervat.

Përtej kritikave të konkurrentëve të tjerë se Erioni e teproi me sjelljen e tij, Mikela tha se i pranon lojëra të tilla dhe tashmë është e sigurt për Erionin, me të cilin tashmë është në një lidhje sentimentale.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel