Një batutë e komedianit Chris Rock për kokën e Jada Pinkett Smith nuk i pëlqeu aspak bashkëshortit të saj.

Ndërsa prezantonte çmimin për dokumentarin më të mirë, Rock tha me shaka, “Jada të dua, ‘GI Jane 2’, mezi pret ta shoh”. Kamera fokusoi Pinkett Smith, e cila rrotulloi sytë teksa ishte ulur pranë Smithit.

“Ishte një gjë e bukur,” tha Rock. Pinkett Smith ka folur hapur për luftën e saj me alopecinë, një çrregullim autoimun që çon në rënien e flokëve.

Pasi qeshi, aktori u ngrit nga vendi dhe shkoi në skenë për të qëlluar komedianin. Gjatë incidentin, Smith i tha atij: “Mbaje emrin e gruas sime larg nga goja jote.”

Rock u përgjigj: “Oh, wow” dhe theu heshtjen në sallë duke thënë: “Kjo është nata më e madhe në historinë e televizionit.”

FOTO GALERI
2/7

Top Channel