“Të ndryshohet regjimi”/ Biden: Për hir të Zotit, Putin nuk duhet të jetë më në pushtet

26/03/2022 19:03

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet të jetë më udhëheqësi i Rusisë.

“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet,” tha Biden në përfundim të fjalimit të mbajtur në Kështjellën Mbretërore në Varshavë.

Biden ka kërkuar ndryshimin e regjimit në Rusisë edhe më herët.

Nga ana tjetër zyrtarët amerikanë kishin thënë më parë se largimi i Putinit nga pushteti nuk ishte qëllimi i tyre.

Për ne, nuk ka të bëjë me ndryshimin e regjimit. Populli rus duhet të vendosë se kush dëshiron t’i udhëheqë,” tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në fillim të këtij muaji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA