Talenti portugez bind në Francë, PSG kërkon skonto nga Sportingu

26/03/2022 18:21

PSG arriti verën e kaluar akordin me Sportingun e Lisbonës për huazimin e Nuno Mendes për shumën e 7 milionë eurove.

Anësori i majtë, autor i 12 ndeshjeve me kombëtaren portugeze, ka zhvilluar 29 ndeshje me skuadrën franceze.

Drejtuesit e PSG-së janë të kënaqur me rendimentin e 19-vjeçarit të talentuar, por mbetet problem kërkesa e kampionëve të Portugalisë, që kërkojnë 40 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.

Portugezja A Bola raporton se PSG po kërkon nga drejtuesit e Sportingut që të ulin pretendimin prej 40 milionë eurosh, shumë që është vendosur në marrëveshjen mes palëve.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe PSG është gati të huazojë ndonjë lojtar në Lisbonë për të paguar më pak për kartonin e Nuno Mendes, i cili luan në çdo rol të linjës së majtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA