28/12 15:45
Një sulm me raketë ruse goditi një parking në një qendër tregtare në Kharkiv, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur 15 të tjerë, tha guvernatori rajonal, Oleg Syniehubov.
Në momentin e sulmit, njerëzit po prisnin jashtë një zyre postare në qendër për të marrë ndihmën humanitare, tha Syniehubov.
Nuk është hera e parë që forcat ruse vrasin qytetarët ukrainas në mënyrë barbare, pasi vetëm para pak ditësh vrau 10 persona teksa ishin në radhë duke pritur të merrnin bukën.
Top Channel