Një dentist nga Maryland, SHBA është akuzuar për vrasjen e të dashurës se re ish-paciente, duke i dhënë një dozë fatale anestetikësh në formë intravenoze.
48 vjeçari James Ryan, kirurg oral në Germantown, akuzohet për vrasjen e 25-vjeçares Sarah Davis, e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Clarksburg më 26 janar, raporton rrjeti vendas WBAL-TV .
Ai përballet gjithashtu me akuza te pakujdesisë dhe zotërimit të substancave të kontrolluara me qëllim shpërndarjen e tyre për përdorim individual.
Policia gjeti flakonë të anestetikëve të fuqishëm që krijojnë varësi si propofol, ketaminë, diazepam e midazolam në shtëpinë e Ryan, tha dje kreu i policisë së Montgomery, Marcus Jones.
Ata kishin gjetur gjithashtu age hipodermike, shiringa dhe shtrënguese krahu.
“Shihet nuk ishin tipi i mjekimit që shpërndahen normlisht në farmaci por përdoren në mjedise klinike ose kirurgjike”, shtoi Jones sipas Washington Post .
Mënyra e vdekjes së Harris u etiketua si “e papërcaktuar” nga mjeku ligjor, si dhe intoksikim nga ketamine e diazepam.
Hetuesit zbuluan gjithahtu mesazhe të shumta mes Ryan e Harris që tregonin se vajza i kërkonte mjekut droga të ndryshme nga klinika e tij. Dentisti përgjigjej se ‘do t’i gjente për të’.
“Dr. Ryan jepte gjithashtu udhëzime sesi mund të përforcoheshin efektet e disa prej drogave që i jepte,” shtonte Jones sipas rrjetit WTOP .
Ai përmendte gjithashtu se do të dillte nga klinika lëngje saline, shiringa apo serume të varura për administrimin e drogave apo reperimin nga efektet e tyre, shtonte zyrtari.
Jones shtoi se Harris i kishte dhënë viktimës anestetikun ketamine, teksa ajo ishte në gjumë.
E reja ishte një ish-paciente e Ryan dhe kishte nisur të punonte me të si ndihmëse në klinikën Evolution Oral Surgery, duke u bërë më pas e dashura.
Harris përshkruhej nga e përditshmja Daily Mail si një aspirante për modele që kishte konkuruar në kompeticionin e bukurisë Miss Maryland Petite në mars 2021.
Dokumemtet tregonin se mes mesazheve të zbuluara nga damiljarët e viktimës ishte dhe një ku në 14 nëntor 2021, shkruhej, “Mund të marrësh dhe ca propofol e ketamine, të lutem?”
Ryan ishte përgjigjur, “OK.”
Harris ishte përgjigjur, “Falemnderit i dashur ,” por më pas shtonte, “më fal, më duhen edhe ca shiringa .”
Kreu i policisë Jones, shtonte se familjarët e Harris kishin vërejtur ndryshimet e saj fizike dhe faktin se nuk dukej më e shëndetshme.
“Në një prej rasteve ata e kishin gjetur në një gjendje të ndryshuar ndërgjegjieje dhe se krahët i kishte të mbushura me shpime gjilpërash dhe gërvishtje,” shkruan rrjeti Bethesda Magazine.
Autoritetet thanë se nga bisedat e tyre kuptohej se vajza kishte pësuar nje tjeter mbidozë në dhjetor, por nuk u gjetën prova për këtë në thirrjet e emergjencës.
Në përgjigje të pyetjes nëse vdekja e Harris mund të ishte një “vetëvrasje e asistuar”, zyrtarët thanë se nuk kishin gjetur prova për këtë.
Jones shtonte: “Më shqetëson fakti se ai bëri këtë me pacienten dhe ne arritëm ta zbulonim, por kjo mund të mos jetë viktima e tij e vetme”.
I pyetur nëse Ryan po bashkëpunonte me hetuesit, Jones shtoi: “Nuk mund të them se është tërësisht i hapur për bashkëpunim, por nuk duket i surprizuar nga akuzat”.
Autoritetet nuk kanë thënë nese vetë Ryan përdorte drogat ilegale, por një nga avokatët e tij tha se ka marrë trajtim për varësi dhe çështje të shëndetit mendor.
Hetimet vijojnë.
Top Channel