Pentagoni shkurton porositë për gjuajtësin anti-radar F-35 në favor të klasikut F-15EX (fotot)

23/03/2022 18:15
F-35 (lart), F-15XS (poshte)

Si pjesë e buxhetit të ardhshëm Pentagoni ka shkurtuar planet për blerjet e gjuajtësve modernë anti-radar F-35 nga kompania Lockheed Martin nga 94 në 61 avionë, për të kaluar fondet në blerjen e gjuajtësve klasikë F-15, në variantin e fundit F-15EX.

Ndryshimi u paraqit në raportin e fundit dhe hedh dyshime mbi besimin e forcave ajrore në programin F-35 që ka pasur dhe më parë kritika e kontestime.

F-35 është një nga dy avionët amerikanë modernë anti-radar së bashku me elitarin F-22, por tashmë duket se efikasiteti i tyre duket se nuk është më i madh sesa modeli i rëndë klasik F-15, i cili ka fluturuar për herë të parë 50 vjet më parë në 1972, shkruan rrjeti i armatimeve MilitaryWatchmagazine.

Ky i fundit është gjuajtësi më i vjetër modeli i të cilit prodhohet ende.

Rritja e interesit për të vjen pas vonesave të prodhimit të F-35 i cili ka arritur fuqinë e performacën vetëm vitet e fundit.

Megjithse F-35 ka ende shumë potencial për modernizim, F-15EX ka avantazhin për të operuar me kapacitet të limituar, zgjatshmëri në mision dhe kapacitet më të madh armatimesh.

Avantazhet e F-35 janë aftësitë për të mos u parë shpejt nga radarët dhe kosto relativisht të ulëta operimi.

Por F-15EX duket se do të jetë përsëri gjuajtësi kryesor i SHBA dhe NATOs në rast lufte. E ardhmja e programit F-35 mbetet kështu e paqartë dhe mund të ndikohet nga nisja e luftës në Evropën lindore  në fund të shkurtit.

Ish-sekretari amerikani mbrojtjes Christopher C. Miller, i referohej programit si “një monster me sisteme të dështuara mbrojtjeje”.

Pentagon ka përmendur shpesh besueshmërinë e ulët të F-35 dhe kostot e operimit që sipas tyre e bëjnë të papërballueshëm në shifrat që kërkoheshin më parë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel