Në puntatën e sotme të Për’puthen u transmetua takimi i Astritit me Alesjan.

Të dy u shfaqën shumë të afërt, gjë që nuk i pëlqeu aspak Rrushes. Astriti i ka thënë se ka pasur afrimitet me Alesjan por nuk e ka thënë për shkak të miqësisë mes dy vajzave.

Alesja: E kisha shumë të qartë që Astritin do e kisha në takim.

Rrushja: Kur u bënë në pëlqimet e tua bjondinat, kur u bë në pëlqimin tënd Alesja? Nëse ndonjë femër tjetër shpreh pëlqim për ty, ti direkt paske me shku pas saj.

Astriti: Unë kam biseduar me të.

Rrushja: Ti nuk ke pasur kurrfarë afrimiteti me Alesjan.

Astriti: Cfarë lidhje ka a na kanë parë apo jo? A kam të drejtë të shpreh pëlqimin?

Rrushja: Po patjetër.

Astriti: Pas takimit me Rrushen kam pasur afrimitet me Alesjan. Ne kemi pasur afrimitet në privat, por nuk e kemi thënë për shkak të miqësisë me Rrushen.

Alesja: Jemi ngacmuar me njëri-tjetrin edhe në prapaskenë. Nuk është faji jonë se nuk është parë. Nuk e kuptoj pse nuk flasin.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel