Shkencëtarët: Speciet kanë vijuar çuditërisht të shndërrohen në gafore gjatë historisë (fotot)

22/03/2022 21:46

Një dokument shkencor i vitit 2017 është rishfaqur së fundmi online dhe po kthehet në një “hit” prej konkluzineve të tij të padëgjuara, të frikshme e të mrekullueshme në të njëjtën kohë.

Konkluzioni kryesor i dokumentit të kontestuar është se jeta në tokë “duket se evoluon drejt specieve të ngjashme me gaforret”.

Fillimisht i publikuar në revistën e shoqërisë shkencore  Linnean Society, dokumenti me titull “Evolutioni i predispozitave krustaceane në Anomura” ka gjetur tashmë ‘jetë të re’ në fund të vitit të shkuar në rrjetin Boing Boing me titull “Kafshët kanë evoluar në formë gaforreje të paktën pesë herë”, dhe prej atëherë shkrimi është bërë objekt artikush në shumë rrjete dhe forume.

Shkrimtarët dhe komentuesit duket se intrigohen nga instancat që përfshijnë evolucionin paralel dhe konvergjent të kafshëve, në krijesa të ngjashme me gaforren.

Këto instanca të karcinizimit (të kthimit në krustacean, që është familja gjenealogjike e gaforreve) kanë ndodhur të paktën pesë herë në kontekste historike totalisht të ndryshme.

Studiuesit shkruajnë:

“Fakti që një stil jetese prej gaforreje është zhvilluar disa herë në familjen krustaceane të Anomura e bën këtë një proces ideal për studime evolucionare.”

Por një evolucion paralel nuk është diçka e re në tokë, siç ka ndodhur në rastin e njohur të kafshëve marsupiale. Evolucioni konvergjent, që do të thotë zhvillimi i strukturave të ngjashme morfologjike në epoka të ndryshme, është i njohur mes parimeve ‘darviniane’ të shkencës.

Speciet në udhë të ndryshme evolucionare , si nga habitati dhe koha, mund të arrijnë tipare apo struktura trupore të njëjta.

Por megjtihatë masa e ndodhur me struktuat në formë gaforreje ka habitur shkencëtarët.

Studiuesit thonë se ngjashmëritë mes tyre nuk vijnë vetëm në paraqitjen sipërfaqësore si guaskat apo ganxhat, por dhe në formë tiparesh funksionale në proceset neurologjike dhe sistemet e qarkullimit.

“Çuditërisht zakonet e sjelljes prej gaforreje kanë evoluar jo nga gaforret e vërteta (Brachyura), por janë krijuar tre herë në mënyrë të pavarur nga speciet anomurane. Janë disa varësi të ndërlidhura  prej sistemit të karcinzimit që kanë çuar në tipare të brendshme anatomike, siç i shohim te gaforret.”

Pra ç’do të thotë kjo? Dikush mund të thoë se jeta në tokë është e predispozuar për gaforret, ndërsa një tjetër thotë se kur ne të takohemi me alienët ata mund të jenë gaforre inteligjente. Ose dikush tjetër që mund të thotë se sjellja apo struktura fizike e një gaforreje mund të ketë avantazhet paresore evolucionare … /TheMindUnleashed//Pergatiti: Andi Lamko/

FOTO GALERI
1/3
Fakti që një stil jetese prej gaforreje është zhvilluar disa herë në familjen krustaceane të Anomura e bën këtë një proces ideal për studime evolucionare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA