Zyrtarët e NATO-s dhe SHBA-së besojnë se Bjellorusia mund t’i bashkohet Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Ata thanë për CNN se vendi bjellorus tashmë po përgatitet. “Ka gjithnjë e më shumë gjasa që Bjellorusia të hyjë në konflikt”, ha të hënën një zyrtar ushtarak i NATO-s.

Një burim i opozitës bjelloruse tha për CNN se njësitë luftarake bjelloruse janë gati të shkojnë në Ukrainë sa më shpejt në ditët e ardhshme.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s tha se aleanca vlerëson se qeveria bjelloruse “po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës”.

Rusia e ka përdorur Bjellorusinë si një trampolinë për shumë prej operacioneve të saj ajrore në Ukrainë, sipas inteligjencës së mbledhur nga avionët e vëzhgimit të NATO-s që  fluturojnë mbi kufirin polako-ukrainas.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA