Lirohet gazetarja ukrainase e marrë peng nga Rusia, vetëm pasi lavdëroi rusët

22/03/2022 18:17

Një gazetare ukrainase e cila u rrëmbye nga spiunët rusë është liruar këtë të martë.

Victoria Roshchyna thuhet se u rrëmbye nga anëtarët e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) pasi makina e saj u qëllua në fillim të këtij muaji.

Media ku ajo punon, Hromadske, ka pohuar se tashmë, gazetarja që raportonte nga vija e frontit në Ukrainë, u lirua.

“Gazetarja jonë Victoria Roshchyna u lirua nga robëria ruse. Tani ajo është në rrugën e saj për në vendlindjen e saj, Zaporizhzhia. Ajo u kap më 15 mars në Berdyansk”, shkruan media në Tëitter.

Pak para rrëmbimit, Roshchyna hetoi lëvizjet e trupave ruse në Zaporizhzhia dhe në rajonin e Donetskut.

Ajo u lirua vetëm pasi u detyrua të lavdërojë rusët. Mediat pro-ruse kanë publikuar një video në të cilën ajo thotë se trupat ruse i kishin shpëtuar jetën dhe e kishin trajtuar mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA