Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha trazoi banorët kur u bë pjesë e Big Brother VIP.

Ndonëse nuk qëndroi gjatë, nuk mungoi në debate dhe diskutime ndërsa thoshte që nuk kishte hyrë për të bërë miq apo për cmimin e madh, por për një eksperiencë ndryshe.

Ndërsa debatet me banorët e tjerë nuk munguan. Më të fortat i kishte me Big Mamën dhe Arjolën, të cilat janë mikesha edhe jashtë.

Me anë të një postimi në Instastory, Antonela ka thumbuar ish banorët duke thënë: “Unë që ndjehem si Alfred Cako i Big Brother ndërkohë që pres të shoh diku në horizont miqësitë e krijuara brenda BB”.

Ndërkohë, ajo nuk ka përmendur ndonjë emër për të treguar saktësisht se kujt i referohej konkretisht.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA