Pamje dramatike të helikopterit të rrëzuar të policisë me 6 vetë në bord në masivin malor në SHBA (fotot)

21/03/2022 16:19

Një helikopter i sherifit të Los Angeles me gjashtë vetë në bord është rrëzuar në malet San Gabriel.

Departamenti i vendas i zjarrfikësve tha se një person pësoi plagë serioze ndërsa të tjerët fatmirësisht kishin vetëm plagë sipërfaqësore.

Sherifi Alex Villanueva tha për të përditshmen LA Times se të gjithë efektivët “janë në gjendje të stabilizuar, por falë zotit të gjallë”.

Përplasja ndodhi pasditen e djeshme kur helikopteri Air Rescue 5 po shkonte për ndihmë ne vendin e një aksidenti automobilistik në autostradën ‘Highway 39.’

Fatmirësisht helikopteri ishte rrëzuar vetëm disa dhjetra metra larg një rrëpire të mprehtë në mal për të cilën Villanueva tha se ishte “asgjë më pak se një mrekulli”.

Në kohën e aksidentit helikopteri kishte në bord pesë oficerë dhe një doktor.

Helikopteri gjendet ende i rrëzuar pranë Kenionit Azusa pranë digës San Gabriel.

Villanueva shtonte se gjatë viteve helikopteri kishte shpëtuar “mijëra jetë” me 500 deri në 700 fluturime në vit mes kenioneve të ngushta dhe topografisë së vështirë të vendit. Ai ishte një nga tre mjete te tilla që zotëron departamenti i sherifit.

FOTO GALERI
3/4
Përplasja ndodhi pasditen e djeshme kur helikopteri Air Rescue 5 po shkonte për ndihmë ne vendin e një aksidenti automobilistik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA