22/12 22:33
Një ngjarje shumë e frikshme ka ndodhur në Argjentinë, ndërsa përpara nisjes së derbit të Rosarios mes Rosario Central dhe Newell’s në fushën e lojës janë hedhur granata.
Kjo ngjarje ka bërë që ndeshja të shtyhej për rreth 20 minuta nga arbitri, i cili nuk donte që ajo të luhej në një ditë tjetër.
Menjëherë pas qetësimit të situatës ndeshja ka nisur dhe aktualisht në avantazh është Newell’s, me Juan Manuel Garcia që shënoi në minutën e 51’.
Skenat e dhunës janë të përsëritura në Argjentinë, megjithatë si kjo e ndeshjes së mbrëmjes së sotme nuk ishte parë deri më tani.
Top Channel