Vodhën viçat në Greqi dhe po i sillnin në Shqipëri, arrestohen në kufi katër shtetas

19/03/2022 10:03
Foto ilustruese

Katër shtetas që dyshohet se kanë vjedhur bagëti në Greqi u arrestuan në pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë.

Policia njofton se në vendin e quajtur “Katajeto” të Konispolit, kanë bllokuar disa viça, që këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, po i fusnin nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek, për në Shqipëri.

23-vjeçari me iniciale Xh.D., 38-vjeçari me iniciale E.B., 50-vjeçari me iniciale M.D dhe 57-vjeçari me iniciale F.D. do të hetohen për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA