Kjo e shtunë do të karakterizohet nga kthjellime dhe herë pas here alternime vranësirash në zonat qendrore dhe veriore.

Në jug të vendit parashikohen reshje të izoluara shiu gjatë ditës, ndërsa në juglindje do të ketë rikthim të reshjeve të borës.

Temperaturat do të variojnë nga -2°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht  me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Gjatë ditës, temperatura minimale do të jetë 5 gradë Celsius në Pukë, ndërsa temperatura maksimale do ë prekë vlerën e 14 gradë Celsius në qytetet bregdetare të Durrësit dhe Sarandës.

Sipas MeteoAlb, në tre ditët në vijim do të kemi ulje temperaturash, të shoqëruara me reshje bore në zonat malore dhe reshje shiu në zonat bregdetare.

Në tabelat më poshtë, mund të shihni vlerat termike për qytete e Shqipërisë, Kosovës dhe qyteteve kryesore në botë.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel